Teksa vendi ynë ka hyrë në një javë tejet të vështirë dhe po humbasim jetë njerëzish, kryeministri Edi Rama thotë se ajo që kemi në dorë është të kufizojmë lëvizjet dhe të ruajmë distancën, e të respektojmë rregullat e higjenës.

“Kemi hyrë në një javë tejet të vështirë dhe po humbasim njerëz

Kemi vetëm një gjë në dorë për të kursyer sa më shumë jetë dhe lehtësuar sa të mundemi vuajtjet e mëdha:

Të shtrëngojmë dhëmbët dhe durojmë, durojmë, durojmë, duke mos shkelur ligjin e luftës për kufizimin e lëvizjes; duke mos dalë nga shtëpia kot; duke ecur vetëm në rrugë kur kemi një domosdoshmëri jashtë shtëpisë; duke ndenjur në radhë në distancë minimumi 1 metër pas kurrizit të njëri – tjetrit kur bëjmë pazar; duke rezistuar, rezistuar, rezistuar

*Kjo video është videoja më e shikuar mbrëmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”

 

Artikulli paraprakJA DERI KUR DO JETI MOTI I VRENJTUR DHE ME SHI…ZBULONI PARASHIKIMIN E MOTIT PËR DITËN E SOTME
Artikulli tjetërSHKODËR, BANORI: KANALI KALON NË OBORRIN E SHTËPISË