Ditën e djeshme, brenda skuadrës kombëtare është marrë vendimi në lidhje me shiritin e kapitenit.

Behet me dije se është vendosur që Lorik Canën ta pasojë Ansi Agolli. Mbrojtësi i krahut të majtë do të jetë kapiteni i ri i kuqezinjve në të ardhmen. Do të jetë ndeshja me Maqedoninë ajo që do ta certifikojë përfundimisht diçka të tillë. Mbrojtësi i Kombëtares, Mërgim Mavraj, ka qenë dje kapiteni i skuadrës kombëtare në ndeshjen ndaj Marokut. Por, në një komunikim të shkurtër pas ndeshjes me “Panorama Sport”, qendërmbrojtësi u shpreh: “Besoj se është zgjedhje e përkohshme”. Mbrojtësi pritet të jetë kapiten i dytë i kombëtares, ndërsa për momentin nuk dihet se kush do ta pasojë në këtë hierarki të re drejtimi të krijuar në grupin brenda përfaqësueses.  

Artikulli paraprakVLLAZNIA, FIRMOS MESFUSHORI KROAT IVOR WEITZER
Artikulli tjetërMBËRRIN NË GJYKATËN E SHKODRËS ADMINISTRATORI I FSHATIT PULT TOM MARKU