Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga transformimi i spitalit të Mirditës. Spitali i është nënshtruar një rikonstruksioni jo vetëm në fasadën e jashtme, por edhe në ambientet e brendshme duke ofruar kushte dhe standarde bashkëkohore për pacientët.

Kryeministri në një postim në Facebook shkruan se ky spital ofron shërbim shëndetësor për rreth 50 mijë banorë.

“MIRËMËNGJES dhe me Spitalin e rilindur të Mirditës, një tjetër investim me rëndësi në shëndetësi, i cili do të ofrojë shërbim shëndetësor për rreth 50 mijë banorë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Artikulli paraprakVRANËSIRA DHE RESHJE SHIU, PARASHIKIMI I MOTIT PËR DITËN E SOTME
Artikulli tjetërDEPUTETI DEMOKRAT SHKON NË KUVEND ME ÇADËR PLAZHI, IRONIZON OLTA XHAÇKËN: I NDAU SHQIPTARËT NË TË MALIT DHE TË FUSHËS