Ferdinand Jaku i njohur si person ii parë që mori përsipër krijimin e ekipit të femrave në futboll në Shqipëri dhe kjo iniciativë përbënte një risi për të gjithë.

Tashmë skuadra “Juban Danja” por iniciativat e tij nuk ndalen me kaq pasi prej pak ditësh na ndërmarrë një tjetër hap të rëndësishëm me një synim edhe social. Jaku ka arritur në krijimin e ekipit të parë të komunitetit rom dhe egjiptian me fëmijë të moshës 13 vjeç. Në një intervistë për Star Plus Tv Ferdinand Jaku tregon pse vendosi krijimin e këtij ekipi. Synimi i kësaj iniciative është tepër human duke u dhënë mbështetjen këtyre fëmijëve që të ushtrojnë pasionin e tyre ndaj sportit të futbollit.

Në krijimin e kësaj skuadre Jaku ka pasur mbështetjen edhe të kryetarit të komunitetit rom dhe egjiptian por edhe të shkollës “Liria” ku këta fëmijë janë nxënës të saj.

Artikulli paraprakDJEGIA E KONTENIERËVE TË MBETURINAVE
Artikulli tjetërVLLAZNIA NDESHJA E RRADHËS NDAJ BESËS