Vllaznia B fundjavën e shkuar ka arritur të marrë një fitore tepër të vlefshme pas disa humbjesh rradhazi në Kategorinë e Parë. Ekipi i dytë i Vllaznisë ka pasur përballë një kundërshtarë të vështirë si Besëlidhja e Lezhës ku takimi përfundoi 2-0 me gola të shënaur nga Çinari dhe Hajdari në secilën pjesë.

Pas përfundimt të kësaj ndeshjeje traineri Ervis Kraja u shfaq i kënaqur me rezultatin e arritur dhe se si objektiv kanë arritjen e të tjera fitoreve në vazhdim. Këtë fundjavë Vllaznia B ka një tjetër takim të vështirë ku do të ketë përballë skuadrën e Besës së Kavajës të cilët janë vetëm një pikë më pak se skuadra shkodrane. Trarineri Kraja në lidhje me këtë takim shprehet se është një ndeshje e vështirë që synojnë sërish të marrin fitore. Vllanzia B edhe pse nuk ka pasur një ecuri të mirë ku aktualisht renditen në vendin e tetë të tabelës së klasifikimit me 15 pikë.

Vllaznia B në 15 ndeshje të zhvilluara në Kategorinë e Parë ka katër fitore tre barazime dhe tetë humbje ndaj në ndeshjen me Besën e Kavajës synimi kryesorë të marrin sërish pikët e nevojshme duke iu larguar zonës së rrezikut.

Artikulli paraprakJAKU KRIJON EKIPIN U-13 TË KOMUNITETIT ROM DHE EGJIPTIAN
Artikulli tjetërBUSHATI I KËRKON METËS “LEJEN” PËR NEGOCIATAT ME GREQINË