Prej orës 17:00 vijon seanca plenare e parlamentit pas vendimit të marrë mëngjesin e sotëm në Konferencën e Kryetarëve për të zëvendësuar mbledhjen e së enjtes së shkuar që u anulua nga protesta e opozitës dhe frika se mund të kishte skenar dhune.

Seanca plenare është vetëm me deputetët e mazhorancës, pasi opozita e bashkuar shqiptare, PD, LSI dhe aleatët e djathtë, i dogjën mandatet.
Opozita po proteston jashtë parlamentit duke ndryshuar axhendën, pasi tubimi ishte planifikuar të enjten.

Policia ka marrë masa për të shmangur incidentet. Ndërkohë që burime thanë se seanca e parashikuar për të enjten, do të anulohet. Në seancën e sotme pritet të miratohet struktura dhe buxheti i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Prokurorisë.

Opozita ka nisur një valë protestash me qëllimin për të shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme përmes krijimit të një qeverie tranzitore. Deri më tani kundër vendimit të grupeve,

kanë dalë deputeti i PD-së, Mylsim Murrizi dhe Lefter Koka i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërsa ende është pezull vendimi i deputetes Rudina Hajdari, vajzës së të ndjerit Azem Hajdari.

E ndërsa jashtë Kuvendit, po protestohet nga opozita, kryetari Gramoz Ruci ka vijuar normalisht seancën.

Në nisje, Ruci njoftoi se në zbatim të ligjit dorëzimi i mandateve nga opozita i është dorëzuar KQZ-së, ndërsa shtoi se deputeti Dritan Bici, i pas largimit nga PDIU-ja ka qenë i pavarur, tashmë i është bashkuar PS-së.

“Në zbatim të kodit për dorëzimin e mandateve, njoftuam organin kompetent për të vijuar me procedurat e mëtejshme. Ndërkohë që iu njoftoj se deputeti Dritan Bici është bërë anëtar i grupit të PS-së” tha ai.

Artikulli paraprakPROTESTA PARA KUVENDIT, POLICIA RRETHON PARLAMENTIN,BASHA DEL NGA SELIA: RAMA ËSHTË KAPUR SI MIU NË QARK
Artikulli tjetërPROTESTUESIT E OPOZITËS DJEGIN GOMA PËRBALLË PARLAMENTIT, PERPLASEN ME DEPUTETIN STERKAJN