Ka përshkallëzuar në dhunë protesta e opozitës para Parlamentit. Shashka, tymuese, kapsollë dhe djegie gomash para Kuvendit.

Ministri i Turizmit Blendi Klosi dhe deputeti Paulin Sterkaj janë sulmuar nga protestuesit e opozitës teksa futeshin në Kuvend, për t’ju bashkuar senacës plenare.

Në të njëjtën kohë, jashtë Parlamentit opozita është mbledhur në protestë kundër qeverisë. Forca të shumta të policisë kanë rrethuar Kuvendin për të ruajtur sigurinë dhe për të garantuar mbarëvajtjen e protestës.

Kjo seancë mbahet pas anulimit të seancës paraardhëse kur opozita protestoi një javë më parë. Tubimi i sotëm u organizua jashtë axhendës në përgjigje të vendimit të Konferencës së Kryetarëve, për ta mbajtur sot seancën e anuluar të enjten e shkuar.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se parlamenti do të rrethohet nga opozita cdo ditë që shumica ta mbledhë për seancë. “Sot frikacakët përdhosën për të disatën herë selinë e Kuvendit.

Këta treguan se nuk janë përfaqësues të popullit, por të të Abdylajve, Habilajve dhe kriminelëve. Nuk ekziston respekti për votuesit e tyre socialistë, por për Vangjushin dhe të gjithë kriminelët e tjerë që përdorën paratë e drogës për të bërë Edi Ramën kryeministër.

Nuk mbetet gjë tjetër për të thënë vetëm ‘Rama ik, Rama ik’. Fenomeni i Ramës, nuk duhet ta shikojnë më sytë e shqiptarëve, pasi largoi 400 mijë shqiptarë nga Shqipëria, që shkatërroi ekonominë shqiptare për të pasuruar 5 njerëz.

Ai parlament i cili është thjeshtë krenaria e Ramës, do të jetë turpi i shqiptarëve. Prezanca jonë do të jetë cdo ditë kur ajo seli e parlamentit, më parë ka qenë foltorja e fjalës së lirë, nuk do të jetë e lirë nga rrethimi që populli do i bëjë asaj. Do ta rrethojmë cdo ditë sa herë do të bëjnë seancë” deklaroi Kryemadhi.

Protestuesit e opozitës kanë sulmuar edhe deputetin Paulin Stërkaj, teksa ky i fundit futej për në Kuvend për t’ju bashkuar seancës plenare.

Protestuesit e kanë shtyrë dhe sulmuar deputetin, për të penguar futjen e tij në Kuvend. Me ndërhyrjen e forcave të policisë, deputeti ka shpëtuar nga turma.

Simpatizantët e PD-së janë bashkuar me liderët e saj, përpara selisë blu prej ng aku janë nisur drejt Parlamentit, ku po mbahet tubimi i opozitës.

Kryedemokrati Basha ka nisur protestën me akuza drejt qeverisë Rama.
“Zëri juaj do të rikthehet në ligj. Kjo është një betejë që do të cliroje vendin nga klika mafioze dhe nga makthi i përjetëshëm.

Ky është një bashkim që do të clirojë udhëtimin europian të Shqipërisë. Vëllezër dhe motra me unifromë ju duhet të arrestoni hajdutët dhe nxirrini me pranga nga Kuvendi. Asnjë fasadë nuk pi më ujë. Edi Rama është shkaktari i varfërisë”, tha Basha.

Artikulli paraprakJASHTË PROTESTË, BRENDA SEANCË, RUÇI: PS-SË I SHTOHET EDHE NJË DEPUTET
Artikulli tjetërMETA SHPREH NGUSHËLLIME PËR NDARJEN NGA JETA TË SADIJE AGOLLIT