Një vajzë e re e talentuar e familjes Ndoci shumë shpejt në vitet 70-80′ do të bënte revolucion me artin e saj në të gjithë Shqipërinë përmes këngës por edhe imitimeve të shumë personazheve.

Rita Ndoci, e cila prej vitesh jeton në Gjermani rrëfen përmes një interviste jetën e saj si asnjëherë më parë. Artistja e madhe shkodrane tregon se si e nisi karrierën.

Vështirësitë në sistemin e kaluar ishin të mëdha. Rita Ndoci tregon se si këndoi një këngë jare shkodrane me tekstin origjinal përpara diktatorit Enver Hoxha edhe pse kishte presion për t’ia ndryshuar tekstin apo se si në dy raste e kanë spiunuar koleget.

Në marsin e 89′, artistja Rita Ndoci tregon se si vajzat në qytet Studenti organizuar revoltën e parë kundër sistemit dhe më pas nga aty buruan lëvizjet e tjera të mëpasshme.

Kryeministrin e sotshëm Edi Rama, Rita Ndoci si studenteve e arteve e kishte të njohur ndërsa tregon se si në atë kohë Rama, sot kryeministër fliste kundër sistemit ndërsa ndjen keqardhje sepse shoku i saj ka ndryshuar totalisht edhe pse në atë kohë kishte vizion krejt tjetër.

Në fillim vitetet 90′ pas një shfaqje të teatrit në Gjermani Rita Ndoci qëndroi tek motra e saj që kishte ikur më përpara dhe vendosi të mos kthehet ndërsa ende sot ëndrrat e brezit të atëhershëm për një Shqipëri të lirë nuk janë plotësuar.

Rita Ndoci vjen nga një familje artistësh, është motra e këngëtarit të madh Frederik Ndoci ndërsa edhe motra e vogël e tyre Juli Ndoci po ashtu është një artiste që në pak kohë bëri revolucion dhe më pas zgjodhën Gjermaninë për të vijuar jetën e tyre.

Artikulli paraprakSHKODËR, KAMPIONATI KOMBËTAR I GJIMNASTIKËS ARTISTIKE
Artikulli tjetërVIDHET KISHA ORTODOKSE