Për tre ditë me radhë në qytetin e Shkodrës është zhvilluar kampionati kombëtar i gjimnastikës artistike. Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 120 gjimnastë të të gjitha kategorive për grupmosha, të cilët përfaqësuan Vllazninë,Tomorrin, Skënderbeun, Partizanin si dhe shoqatat “Gjimnastika”, “Sky 07 Gym”, “Tomorri Olimpik”, “Xheni Gjimnastika”.

Presidenti i Federatës shqiptare të gjimnastikës, shkodrani Leonard Luli më përpara ka deklaruar se gjimnastika në Shqipëri do të niste organizimin e saj nga fillimi dhe ky kampionat është një prej aktiviteteve serioze që u zhvillua në Shkodër.

Gjatë këtij kampionati përveç ekipeve për të rritur kanë spikatur elementët e rinjtë perspektivës të cilët premtojnë për të ardhmen kjo edhe falë punës së trajnerëve. Ndër sportistët e spikatur janë: Lusiana Kurtaj, Orkida Gjoka, Eliza Bushgjokaj për të rejat, Rueda Golemi, Luida Beci për paratëreja si dhe për të rinjtë Klejdis Muhameti e Dion Muçogllava.

Gjimnastka ka njohur një rritje kjo falë edhe një bashkëpunimi të Federatës Shqiptare të Gjimnastikës me pushtetin vendor në Shkodër teksa është mundësuar shfrytëzimi i palestrave të shkollave të qytetit gjatë pasditeve duke ofruar kështu bazën materiale bashkëkohore për promovimin e këtij sporti bazë dhe olimpik.

Në përfundim të kampionatit kombëtar të gjimnastikës artistike tek femrat si ekip për të rriturat vendin e parë e mori Vllaznia dhe më pas Skenderbeu dhe Sky 07 Gym. Për të reja në vend të parë u rendit shoqata gjimnastika për të vijuar më pas me Sky 07 Gym dhe Xheni Gjimnastika. Për paratë reja tek femrat në vend të parë u rendit Partizani duke vijuar më pas me Vllazninë dhe Sky 07 Gym.

Tek meshkujt për të rritur në vend të parë u rendit Tomorri dhe pas tyre Tomorri Olimpik dhe Shoqata “Sky 07 Gym. Për të rinj vendin e parë e mori Tomorri dhe më pas Skenderbeu dhe Vllaznia dhe tek paratërinjtë sërish Tomorri dhe pas tyre Vllaznia dhe Xheni Gjimnastika. Sa i përket individëve tek meshkujt në vend të parë u rendit Oltion Pervataj i Partizanit dhe më pas Velian Bocar me Elisio Kuqi të Tomorri Olimpik.

Tek të rinjtë në vendi i parë dhe i dytë shkoi për Klejdis Muhametin dhe Nelvi Xhekaj të Tomorrit dhe i treti Kristi Tacelli i Skenderbeut. Tek paratërinjtë dy vendet e para shkuan sërish për Tomorrin me sportistët Dion Muçogllava dhe Irjol Reka dhe vendi i tretë për Enes Rushiti i Xheni Gjimnastika. Tek femrat për të rritura e para u renditën tre gjimnaste të Vllaznisë: Oneda Reçi , Aurela Hoxha dhe Angjela Stojna.

Tek të rejat sërish dominoi Vllaznia me Rueda Golemin dhe Luida Becin dhe vendin e tretë e mori Ajna Ferra e Partizanit. Tek paratëreja femra dy vendet e para i takuan Partizanit me Luisiana Kurtaj dhe Orkida Gjoka dhe e treta Eliza Bushgjokaj e Vllaznisë.

Artikulli paraprakZEF HILA I PREMTON FAMILJES ZAGORA NDËRTIMIN E SHTËPISË
Artikulli tjetërJETA, KARRIERA DHE TË PATHËNAT E RITA NDOCIT