Kjo është situata në pjesen e pasme të pallatit nr 10 në rrugen “Frang Bardhi” ne lagjen “Skëndërbeg” të qytetit të Lezhës.Ujerat e zeza të banesave private shkarkohen pranë këtij pallati i cili ndodhet ngjitur me prefekturen dhe Bashkinë e Lezhës.Kjo situatë e cila vijon prej muajsh ngriti në proteste banoret të cilët thonë se bashkëjetesa me ujerat e zeza është kthyer në shqetësim të madh për ta.

Janë ankuar zyrtarisht tek institucionet përgjegjëse, por asnjë masë nuk është marrë për ti dhënë zgjidhje problematikës tregojnë banoret.

Me rritjen e temperaturave prezenca e ujerave të zeza përreth këtij pallati bëhet dhe më problematike dhe rrezik infeksionesh, ndaj kërkohet që të gjendet sa më parë zgjidhje.

Artikulli paraprakDIGJEN MBETURINAT, TYMI MBULON FUSHË- MAMURRASIN
Artikulli tjetërBERISHA MBLEDH KRYESINË DHE VOTON KANDIDATËT PËR KËSHILLTARË BASHKIAKË