Presidenti i SHBA, Joe Biden e ka quajtur për herë të parë homologun e tij rus, Vladimir Putin “kriminel lufte”.

Deri më tani, administrate e kishte shmangur përdorimin e kësaj fraze, përfshirë edhe kur ishte pyetur drejtpërdrejt. Por gjatë prononcimit për mediat nga Shtëpia e bardhë, ai tha:

“Unë mendoj se ai është një kriminel lufte”.

Më herët, Sekretari i Shtetit, Antony Blinken kishte thënë se SHBA po monitoron me kujdes situatën, për të përcaktuar nëse forcat ruse synojnë qëllimisht civilët.

Ukraina nga ana tjetër, i ka kërkuar Hagës të hetojë Rusinë për krime lufte.

Artikulli paraprakPS SHKODËR: FYTYRA E VËRTETË E PUSHTETIT LOKAL FILLOI TË ZBULOHET ME PROTESTAT…
Artikulli tjetërARTI KUNDËR PUTINIT! PRIMA BALERINA RUSE BRAKTIS MOSKËN DHE I BASHKOHET TRUPËS SË BALETIT KOMBËTAR HOLANDEZ: KURRË SE KAM MENDUAR SE DO TURPËROHEM PËR RUSINË