Muxhahedinët,Kerry:Mirënjohje Shqipërisë për gatishmërie
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry në një konferencë për shtyp në Departamentin Amerikan të Shtetit në Uashington ka folur për zhvendosjen e suksesshme të muxhahedinëve nga Kampi i Lirisë në Shqipëri dhe vende të tjera evropiane. Ai e quajti këtë zhvillim një lajm të mirë dhe një arritje shumë të rëndësishme. “Më lejoni të bëj një koment të shpejtë për një lajm të mirë, sepse natyrisht ne e dimë se ne jetojmë në një epokë të trazuar dhe shumë shpesh ka një sfidë apo një tjetër për konflikt që, për fat të keq, nuk sjell lajme të mira. Por unë besoj se është e rëndësishme të theksohet një arritje shumë e rëndësishme humanitare. Të premten e javës së kaluar 280 anëtarë të grupit të muxhahedinëve janë transferuar nga Kampi i Lirisë në Irak. Dhe largimi i tyre përfundon një nismë të rëndësishme amerikane diplomatike që siguroi sigurinë e më shumë se 3.000 anëtarë të MEK jetët e të cilëve kanë qenë nën kërcënim. Kam vizituar Tiranën në fillim të këtij viti dhe kam diskutuar me Qeverinë shqiptare i për të ndihmuar në lehtësimin e transferimit dhe zhvendosjen e grupit të fundit të anëtarëve të MEK nga Kampi i Lirisë. Shqipëria ka një traditë krenare të mbrojtjes së komuniteteve në nevojë, ashtu siç bëri gjatë konfliktit në Kosovë dhe në strehimin numër të madh të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Unë jam shumë mirënjohës që edhe në këtë rast Shqipëria ishte e gatshme për të luajtur një rol të rëndësishëm humanitar”tha John Kerry.