Problemet në sistemin e audio-rregjistrimit ne sallën e gjyqit, bënë që Gjykata e Tiranës të shtyjë seancën e radhës ndaj ish-deputetit Mark Frroku, i akuzuar për vrasje në Belgjikë.

Me kërkesë të prokurorisë, para trupit gjykues ishin paraqitur dy dëshmitaret e akuzës, shtetasja L.Velaj dhe E.Kurti, që do të tregonin për njohjen me vëllezërit Frroku në Belgjikë në vitin 1999, kohë kur edhe ka ndodh vrasja. Por për shkak të problemeve në audio-regjstruesin e gjykatës, seanca u shty për dy javë. Ndërkohë, për llogari të këtij procesi, gjykata i kishte dërguar flete-thirrje edhe deputetit Tom Doshi me cilësinë e dëshmitarit të akuzës. Burimet thonë, se deputeti Doshi do të pyetet për hotelin në rrugën e Durrësit, për të cilin ish-deputeti Frroku akuzohet edhe për ndërtim të paligjshëm. Akuzë kjo e ngritur për shkak të ndërtimit të një verande në hyrje të hotelit. Pritet që deputeti Doshi të paraqitet në seancën e radhës.

Artikulli paraprakJOHN KERRY:MIRENJOHJE SHQIPERISE PER MUXHADEHINET
Artikulli tjetërKLSH PADIT ZYRTARIN PER SHPERDORIM 6.4.MILION $ PER TIRANE-ELBASAN