Boris Johnson ka deklaruar se Vladimir Putin nuk do të kishte pushtuar Ukrainën nëse do të ishte një grua dhe beson se lufta është një “shembull i përsosur i maskulinitetit toksik”.

Në një intervistë me median gjermane pas samitit të G7 në Schloss Elmau, kryeministri përmendi gjininë e presidentit rus si një faktor kontribuues në konflikt.

“Nëse Putini do të ishte një grua, gjë që ai padyshim nuk është, nëse do të ishte, me të vërtetë nuk mendoj se ai do të kishte nisur një luftë të çmendur. ” tha Johnson për “ZDF”.

“Nëse doni një shembull të përsosur të maskulinitetit toksik, kjo është ajo që ai po bën në Ukrainë .” shtoi Johnson

Deklarata vjen pasi liderët perëndimorë përfunduan samitin tre-ditor të G7 në Gjermaninë jugore duke premtuar se do të rrisnin kostot ekonomike dhe politike për Putinin dhe regjimit të tij të luftës së Rusisë në Ukrainë./The Guardian

Artikulli paraprakZELENSKY BËN THIRRJE PËR PËRJASHTIMIN E RUSISË NGA KËSHILLI I SIGURIMIT
Artikulli tjetërFOTOT/ SHTRËNGIME DUARSH DHE TË BUZËQESHUR, RAMA TAKON PRESIDENTIN E SHBA-VE, JEO BIDEN