Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, ka festuar 52-vjetorin larg Shqipërisë, por jo larg familjes së saj. Edhe pse deputetja e Partisë Demokratike duhet të ishte në Firence mesnatën e ditëlindjes, për arsye pune, fëmijët dhe bashkëshorti e kanë surprizuar.

Emocionet e saj, Topalli ka zgjedhur t’i ndajë me ndjekësit në llogarinë zyrtare në Facebook. “Im bir Genari ka qenë urimi më i parë në 12.00. Po ashtu Tonçi dhe Megi që mbrëmë më ka bërë dhuratën më të bukur duke ardhur në Firence ku jam për punë. I falemnderes zotit që më ka falë dy fëmijë të dashtun! I jam mirënjohëse Tonçit pa mbështetjen e të cilit nuk do isha ku jam. Falënderoj miqtë e vjetër e të ri të mi, bashkëpunëtorët e mij të mrekullueshem gjatë viteve, që mbeten njëlloj të sinqertë e luajal!” kështu shkroi Jozefina në Facebook, ndërsa publikoi dhe disa foto pranë fëmijëve dhe bashkëshortit.

Artikulli paraprakMARK FRROKU HEQ DORE NGA MANDATI I DEPUTETIT
Artikulli tjetërSHKODRA NË PRAG TË PROTESTËS SE RADHËS