Akademia e futbollit “Juban Danja” festoi 12 vjetorin e krijimit te saj me 6 shtator 2017 e cila eshte edhe ekipi i pare i femrave futbolliste qe ne vitin 2005 te cilat kane organizuar ndeshjen e pare ne Shqiperi.

Me nje ceremoni te thjeshte te gjithe sebashku qe jane pjese e kesaj akademie festuan kete pervjetor, nderkohe presidenti dhe themeluesi i “Juban Danja” shprehet per kameran e Star Plus Tv se keto 12 vite kane qene vite suksese dhe sakrifice.

Nderkohe edhe specialisti i futbollit z.Nikolle Gjergji i cili eshte edhe ish lojtar I ekipit te Vllaznise ne vitet 60 tashme i eshte bashkuar kesaj akademie duke bashkepunuar ne vazhdimesin e kesaj akademie.

“Juban Danja” e nisi historine e saj 12 vite me pare ku sukseset nuk kane qene te pakta duke bere qe nga gjiri i saj te nxjerre emra te njohur te futbollit ne femra si Lizana Jaku, Emanuela dhe Paula Jaku, Terezina Lazri etj.

Artikulli paraprakSANDËR RUÇI ERDHI, “PRIT SE PO JU KALLXON”
Artikulli tjetërPANUÇI, VLERËSON DY NDESHJET E KOMBËTARES