Pas 12 vitesh qëndrim në Amerikë, Mjeshtri i Madh Sandër Ruçi rikthehet në Shkodër me një buqetë skeçesh, parodish, monologjesh e satire të përmbledhura në emrin “Erdha zemër, prit se po t’kallxoj”.

Duke fishkëlluar më kamxhikun e ironisë dhe sarkazmës realitetin e sotëm, shoë Stand Up Comedy i treti i këtij lloji dhe i nënti në karrierë, bëri bashkë emrat e mëdhenj të humorit shkodran, duke i shtuar edhe njëherë skenën e teatrit “Migjeni” madhështinë e Zyliha Milotit.

Gjithashtu, përformuan edhe disa emra të njohur të muzikës si Bujar Qamili, Mateus Frroku, Niki Mjeda, Riad Bashi etj. Sa i takon qëndrimit të tij në qytetin e lindjes, ai thotë se këtë herë do të jetë pak më i gjatë. “Erdha zemër, prit se po t’kallxoj” vjen në skenë në datat 6 dhe 7 shtator duke hapur kështu sezonin e ri të shfaqjeve në teatrin “Migjeni”.

Artikulli paraprakKËSHILLTARËT DISKUTOJNË PROBLEMATIKAT NË SHKODËR
Artikulli tjetër“JUBAN DANJA” FESTON PËRVJETORIN E 12 TË SAJ