Justina Alija këngëtarja shkodrane, një prej zërave më të fuqishëm që rrëmbeu shumë shpejt zemrat e shqiptarëve, e ndodhur në Shkodër për pak ditë tregon se në fillim të viteve 90’ emigroi sepse kuptoi shpejt se humbi shpresa.

E ndërsa sot pas shumë vitesh nga Shkodra Alija vëren se në art dhe kulturë ka humbur shumëçka, qyteti i saj nuk është i mëparshmi. Në fund artistja e madhe ka edhe një mesazh. Justina Alija është një prej këngëtareve që pas festivalit famëkeq të 11-të u dënua dhe për 18 vite nuk e pa më skenën derisa regjimi monist ra për të ardhur në vitet e para të demokracisë kur shkëlqeu sërish. Ruan një emocion të fortë për Shkodrën, qytetin që nuk e sheh në ditët më të mira.

Artikulli paraprak“EDITH DURHAM” JAVËN E SOLIDARITETIT
Artikulli tjetërEKIPET E AKADEMISË VLLAZNIA VIJOJNË MARSHIMIN