Deri në 150 mijë turistë në ditë priten në plazhin e Velipojës gjatë sezonit turistik.

Për të arritur këtë numër administratori i ri i Velipojës Altin Kaçi shprehet janë marrë masat e duhura. Për çështjen e ndotjes nga mbeturinat këtë të mërkurë lidhet kontrata me një firmë ndërsa administratori Kaçi i bën thirrje bizneseve që të mos hedhin mbeturinat në vende të papërshtatshme.

Është hapur edhe procesi i aplikimit për shezllonet dhe shumë shpejt pritet të vendoset se sa do jetë sipërfaqe publike në Velipojë për turistët dhe sa do jetë për shezllonet. Ky sezon turistik për Velipojën pritet që të sjellë më shumë të ardhura se sa vitin e kaluar edhe pse disa prej problematikave janë prezente.

Artikulli paraprakMINISTRIA E MJEDISIT: PLAN VJETOR PËR TURIZMIN
Artikulli tjetërLUFTA NDAJ KANABIS SATIVËS NË MALËSINË E MADHE