Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur ditën e sotme në plazhin e Velipojës. Sipas denoncimeve të pushuesve në det, mësohet se një person i cili qarkullonte me një mjet lundrues në det, ka hedhur aty një kafshë të ngordhur duke shkaktuar kështu një krim të vërtetë mjedisor.

Pushuesit e alarmuar kanë njoftuar menjëherë policinë pasi era e rëndë e kafshës dhe prania e saj në det po kthehej në një shqetësim të vërtetë për ta. Raste të tilla në vendin tonë, janë të shumta për fat të keq, dhe ndotja që i bëhet plazheve në Shqipëri nga persona të papërgjegjshëm është një katastrofë natyrore. Mësohet se policia kufitare ka tërhequr kafshën nga deti, dhe po heton për përgjegjësin e kësaj ngjarje të shëmtuar.

Artikulli paraprakUSHTRIA NË RRUGË PËR PASTRIMIN E ZONAVE
Artikulli tjetërTEMPERATURAT E LARTA, ZJARRET NË SHKODËR