Forcat e Armatosura vijojnë punën për pastrimin e disa prej akseve rrugore dhe zonave bregdetare për sezonin turistik veror 2017.

Veç pastrimit të rrugëve dhe zonave të frekuentuara nga turistët, ky aksion ka për qëllim edhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për mbajtjen pastër të mjedisit. Gjatë ditës së sotme, zv. ministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi inspektoi nga afër aksionin e efektivëve të Batalionit të Parë të Këmbësorisë së Vaut të Dejës, të cilët vijojnë punën për pastrimin e aksit rrugor Shkodër – Muriqan. Zv. ministri Koçi falënderoi efektivët pjesëmarrës në këtë aksion dhe theksoi se FA ka ndërmarrë një fushatë pastrimi në shërbim të misionit të saj për t’u lidhur edhe më fort me komunitetin dhe për t’i shërbyer atij.

Artikulli paraprakUJËSJELLËSI NDËRHYN NË DOBRAÇ
Artikulli tjetërKAFSHA E NGORDHUR NË DET, SKANDAL NË VELIPOJË