Një 50-vjeçar shqiptar në Itali është arrestuar pasi ka kafshuar një polic dhe ka goditur një tjetër, ndërkohë që ka kërcënuar me vdekje karabinierët. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:30, kur shqiptari u përfshi në një aksident në rrugën Garessio në Imperia.

Makina e tij, për shkaqe ende në fazë verifikimi, u përplas me një makinë të drejtuar nga një grua. Pasi zbriti nga makina, gruaja pa që 50-vjeçari ishte i pirë dhe telefonoi karabinierët, të cilët i kërkuan burrit t’i nënshtrohej testit të alkoolit. 50-vjeçari refuzoi dhe nisi të kërcënonte me vdekje karabinierët, të cilët kërkuan ndërhyrjen e një patrulle të policisë. Sapo mbërritën policët, shqiptari i sulmoi dy agjentët, duke kafshuar në dorë të parin e duke u shkaktuar dëmtime tjetrit pas një përleshjeje.

Të dy policët shkuan për kurim në ndihmën e shpejtë, prej nga dolën me një raport pushimi 7-ditor. Ndërkaq 50-vjeçari përfundoi në pranga me një numër akuzash, për rezistencë zyrtarit publik, dëmtime personale dhe refuzim të testit të alkoolit.

Artikulli paraprakMINISTRJA:KA PROVA PËR SKANDALIN E BYZYLYKËVE, DUHET TË HETOHET
Artikulli tjetërPRANGOSET ADOLESHENTI, QËLLOI 3 HERË ME THIKË NJË TË RI