Vetëm rreth 15 km nga qyteti i Shkodrës ndodhet Kalaja e Drishtit, ndër të paktat kala në Shqipëri në të cilat ende banohet.

Në një lartësi rreth 800 mbi nivelin e detit, në ambjentet e brendshme të saj ndodhen disa shtëpi banimi. Banorët na thonë se aty kanë mbetur vetëm 9 familje të cilat për arsye të kushteve ekonomike nuk kanë mundur që të shpërngulen.

Familjet e varfëra që banojnë në kala merren vetem me bimë medicinale sic është sherebela të cilët pasi kryejnë procesin e tharjes e shesin nëpër njerëz të ineteresuar që vijnë e blejnë aty.

Ndërkohë muzeu I kalasë I ndërtuar pak vite më parë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit por është totalisht i boshatisur. Kjo është gjendja aspak e denje e muzeut te kalasë së Drishtit i ndodhur në këtë zone malore dhe historike.

Ndertesa pavaresisht vendit ku ndodhet ka terhequr mjaft vizitore por qe kthyer te zhgënjyer nga mungesa e objekteve antike.Kalaja e Drishtit ka arritur te ndertohet në shekullin e XIII si një mbrojtëse bizantine dhe mban statusin “Monument Kulture” që nga viti 1948 ndërsa një tjetër e veçante e saj është prania e shume banoreve te cilët vazhdojnë te kenë aty banesat e tyre.

Kalaja e Drishtit është një nga monumentet e rëndësishme të Shkodrës i piketuar për t’u pasur në konsideratë nga politikat për turizëm kulturor në këtë zonë, pavarësisht dëmtimit të skajshëm të saj Për banorët e kalasë së Drishtit, nuk është e mjaftueshme vetëm ndërhyrja në rrugë, pasi duhen investime të mëdha dhe në muret e kalasë për ti dhënë asaj afërsisht pamjen që ka pasur dikur.

Aty ka shtëpi karakteristike, tipike të ruajtura që mund të tërheqin vizitorë por mungon mundësia ekonomike për të investuar dhe inkurajimi nga shteti apo organizma të ndryshëm.

Artikulli paraprak“EURONEWS”: SHQIPËRIA NË PRAG TË KOLAPSIT INSTITUCIONAL
Artikulli tjetërVELIPOJË, 3 PUSHUES RREZIKOJNË JETËN