Tre pushues mes tyre edhe një fëmijë kanë rrezikuar seriozisht jetën teksa kanë qenë duke bërë plazh në Velipojë.

Kanë qenë pushuesit e tjerë që kanë parë persona teksa kërkonin ndihmë dhe kanë ndërhyrë, pasi thuajse në të gjithë vijën bregdetare mungojnë rojet e plazhit në kullat e vrojtimit.

Ngjarjet kanë ndodhur njëra pas tjetrës paraditen e kësaj të diele në plazhin e Velipojës. jo po ndiqni edhe përmes fotove momentin kur i kanë ardhur në ndihmë pushuesit e tjerë.

Me gjithë premtimet e Ministrisë së Turizmit për projektin e vrojtuesve të plazhit, ata mungojnë ende në shumë zona plazhi.

Bizneset nuk i janë përgjigjur thirrjes për vendosjen e vrojtuesve, çka vë në rrezik jetën e pushuesve që frekuentojnë Velipojen.

Artikulli paraprakKALAJA E DRISHTIT, MONUMENTI KULTUROR QE PO “SHUHET”
Artikulli tjetërSHKODËR, DRAMA “DO T’JU TREGOJ NJË HISTORI TJETËR”