Një shqiptar me profesion murator është arrestuar në Xhenova, pasi u kap në bodrum me gjysmë kilogrami kokainë.

Në prangat e policisë ra Roland Barkaj, i cili sipas medias italiane e mbante kokainën të fshehur në një bodrum në Biscione.

Agjentët e mbanin në ndjekje shqiptarin, ndërsa e arrestuan në flagrancë teksa dilte nga apartamenti.

Ata i gjetën kokainë si dhe 460 euro para të gatshme, që mendohet se i kishte siguruar nga shitja e lëndës narkotike.

Gjatë kontrollit po ashtu iu gjetën edhe 4 mijë euro të tjera të gatshme, po në banesë
Në bodrum u gjetën edhe mjete të tjera që përdoreshin për paketim dhe rregullim në sasi të vogla të drogës.

Artikulli paraprakSHQIPTARI SULMON TRI GRA
Artikulli tjetërZJARR I PËRMASAVE TË MËDHA NË KODRAT E LEVANIT, DIGJEN 1000 RRËNJË ULLIRI, DYSHOHET ZJARRVËNIE E QËLLIMSHME