Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në kodrat e Levanit, si pasojë e së cilit janë djegur disa hektarë me ullishte.

Kanë zbritur në terren 20 forca zjarrfikëse ku po punohet për shuarjen e flakëve, por situata paraqitet e vështirë. Shefi i MZSH (Mbrojtja nga Zjarri dhe Shpëtimi), Alket Halimi ka deklaruar se zjarri ka një shtrirje të madhe, ku deri më tani janë djegur 1000 rrënjë ulliri.

“Janë marrë të gjitha masat, por terreni është shumë i vështirë. Nuk ka një rrugë tjetër, nuk shkon makina aty, por po punojnë me mjete rrethanore. Nuk ka asnjë person të lënduar, po punohet për të fikur flakët”, shprehet, Halimi.

Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, për të përdorur më pas tokën për kullota, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që të ketë rënë si pasojë e temperaturave të larta që kanë pushtuar vendin dy ditët e fundit, ku vetëm ditën e sotme termometri ka shënuar 41 gracë celcius.

Artikulli paraprakKAMUFLOHEJ SI MURATOR, SHQIPTARI KAPET ME KOKAINË NË BODRUM
Artikulli tjetërSHPËRTHEN NË FLAKË AUTOBUSI NË RRUGËN E KOMBIT