Hedhja e mbeturinave në vende të papërshtatshme vijon që të jetë një problem në njësitë administrative të Shkodrës.

Një situatë problematike vazhdon që të jetë në zonën e quajtur Dobraç i Ri, pjesë njësisë administrative Rrethina. Kanali kullues që përfundon në liqenin e Shkodrës është i mbushur me mbeturina. Madje në shpesh raste një pjesë e tyre edhe digjen duke bërë që dëmi qoftë për banorët por edhe për mjedisin të jetë edhe më i madh.

Hedhja e mbeturinave në këtë kanal në fshatin Dobraç i Ri është shqetësuese për banorët e zonës. Disa herë banorët kanë bërë apel që të mos lejohet hedhja e mbeturinave aty dhe djegia e tyre por deri më tani nuk është gjetur asnjë zgjidhje sepse kanali vaditës vijon që të jetë plot me mbeturina apo edhe inerte të cilat mund të përfundojnë në liqenin e Shkodrës.

Artikulli paraprak6 MAJI FESTA E BUSHATI, MBAHET PANAIRI I PËRVITSHËM
Artikulli tjetër“RIGHT TO THE CITY” NË SHKODËR Go2