Hedhja e mbeturinave në vende të papërshtatshme vijon që të jetë një problem në njësitë administrative të Shkodrës. Përvecse në pjesë të ndryshme të rrugëve, tashmë mbeturinat i gjen të hedhura edhe në kanalet kulluese dhe ato vaditëse.

Një fenomen i tillë bie në sy në fshatin Stajkë ku kanali vaditës është i mbushur nga mbeturinat e ndryshme, nga ato urbane e deri tek ato inerte. Ky kanal vaditës është tepër I domosdoshëm për fermerët pasi ka një gjatësi të konsiderueshme nga Mjeda e deri në Barbullush. Banorët e fshatit Stajkë thonë se situata është e patolerueshme nga këto mbetje

Si pasojë e mungesës së një pastrimi kanali vaditës është shndërruar një kolektor të madh mbetjesh.Në mungesë të kontenierëve për hedhjen e mbetjeve të përditshme banorët shpeshherë përdorin shtratin e këtij kanali.

Artikulli paraprakU NXORI GISHTIN E MESIT PROTESTUESVE TË ASTIRIT, AMBASADORI I OSBE NDJESË PUBLIKE: RESPEKTOJ PROTESTAT PAQËSORE
Artikulli tjetërSHQIPËRIA U-17 E NIS MBARË, FITORE BINDËSE NDAJ MALIT TË ZI