Kandidati i PD për bashkinë Shkodër Xhemal Bushati zhvilloi një takim në lagjen 4 në qytet, lagje ku është lindur dhe rritur. Banorët e atij rajoni u shprehën se bashkia Shkodër i ka lënë në harresë për shkak se kanë munguar investimet.

Infrastruktura, mungesa e shërbimeve por edhe dyert e mbyllura janë disa prej shqetësimeve që kanë banorët e lagjes 4. Kandidati i PD për bashkinë Shkodër Xhemal Bushati u premtoi banorëve të kësaj lagje në të cilën u rrit se do të ndajnë sëbashku sfidat për një Shkodër më të zhvilluar nesër.

 

Artikulli paraprakRRETHINA, MBESHTETJE MASIVE PËR MAJLINDA ANGONIN
Artikulli tjetërKANDIDATI BUSHATI: I KTHEJMË SHKODRËN, SHKODRANËVE