Dëmtimi ose vjedhja e kapakëve të pusetave, një problem i vjetër në rrugët e qytetit të Shkodrës, është rikthyer sërish në vëmendje për shkak të raportimeve të shumta nga ana e qytetarëve.

Rrugë kryesore, por edhe rrugica të qytetit mbeten pa kapakë, situatë e cila në shumë raste është bërë shkak për dëmtimin e automjeteve apo edhe kalimtarëve. Ndërkohë, për këtë situatë, drejtoria e ujësjellësit ka kërkuar më tepër bashkëpunim nga ana e qytetarëve. Ujësjellës-kanalizime e sheh me shqetësim situatën e krijuar, ndërsa kërkon gjithashtu mbështetjen e policisë.

Krahas dëmtimit nga vetë banorët, kamionët e tonazhit të rëndë ndikojnë gjithashtu në dëmtimin e përsëritur të kapakëve të pusetave. Në zona të pandriçuara, mungesa e kapakëve të pusetave gjate natës mund të ketë pasoja për lëvizjen normale të qytetarëve, sidomos të moshuarve dhe fëmijëve.

Artikulli paraprakSELAMI: E UROVA BASHËN
Artikulli tjetërKUZHINA DHE RIPARIMI, PREFERENCAT E PARA