Kurset për instalimin e rrjeteve elektrike, kurset e kuzhinës, riparimit të automjeteve dhe parukerisë, mbeten preferencat e aplikantëve pranë Drejtorisë rajonale të Formimit Profesional Publik.

Ndërkohë, aftësimi i aplikativëve në sektorin e turizmit përbën interes për drejtorinë e njëkohësisht për kursantët. Gjatë vitit të fundit Drejtoria e Formimit Profesional Publik duket se ka rritur ndjeshëm edhe bashkëpunimin me biznesin privat.

Shifrat pranë drejtorisë tregojnë se vetëm gjatë këtij viti janë certifikuar rreth 600 kursantë në sektorë të ndryshëm.

Aktualisht, mbi 100 të tillë ushtrojnë kurse të formimit profesional. Pak ditë më parë, drejtuesja e institucionit bëri gjithashtu me dije se kurset profesionale janë falas për të gjithë personat e regjistruar si punëkërkues pranë zyrës rajonale të punësimit.

Ndërkohë, ata që janë aktualisht në marrëdhënie punë, duhet të paguajnë një shifër modeste për të marrë pjesë në kurset profesionale.

Artikulli paraprakKAPAKËT E PUSETAVE, UKSH: BASHKËPUNONI, MOS I DËMTONI
Artikulli tjetërTË PAPUNËT, SHPRESË TEK FASONERIA DHE TURIZMI