18 persona janë arrestuar në Spanjë gjatë një operacioni të përbashkët të policisë gjermane asaj spanjolle me Europolin, ndërsa janë sekuestruar 1 ton kanabis, 212 mijë euro, armë zjarri, municione dhe tetë automjete.

18 persona janë arrestuar në Spanjë gjatë një operacioni të përbashkët të policisë gjermane asaj spanjolle me Europolin, ndërsa janë sekuestruar 1 ton kanabis, 212 mijë euro, armë zjarri, municione dhe tetë automjete.

Sipas asaj që bën të ditur Europol mes të arrestuarve ka edhe shqiptarë të cilit ishin të përfshirë në prodhimin dhe trafikimin e drogës në të gjithë Europën.

Grupi Kriminal e trafikonte kanabisin nga Spanja drejt vendeve europiane, në veçanti në gjermani nëpërmjet një rrjeti të fortë i cili edhe nëse zbulohej një prej hallkave të trafikut lejonte shumë pak mundësi për zbulimin e grupit kriminal.

Trafiku i drogës drejtohej nga qyteti i Bremen në Gjermani, ndërkohë që në Spanjë si bazë e këtij grupi shërbente qyteti i Malagës dhe ai i Granadës.

Hetimi i këtij grupi kriminal ka nisur që prej verës së vitit të kaluar ku një shtetas gjerman u pikas duke marrë një sasi të madhe kanabisi në Spanjë. Gjatë këtij operacioni janë zbuluar edhe dy fabrika që ky grup kriminal përdorte.

Ende nuk dihet roli që shtetasit shqiptar kishin në këtë organizatë kriminale, ndërkohë që mes të arrestuarëve ka edhe kroatë, gjermanë, spanjollë, armenë, serbë, sirianë dhe turq, ndërsa 9 te tjere jane ne hetim.

Artikulli paraprakFORCAT E ARMASTOSURA ,NDIHMA TE PERMBYTURVE NE SHKODER
Artikulli tjetërSHEMBET BANESA ,ZË BRENDA KRYEFAMILJAREN