Një sasi prej 350 kilogramë marijuanë u zbuluan nga policia maqedonase, në kufi, ndërsa lënda narkotike vinte nga Shqipëria.

Mediat maqedonase shkruajnë se, sasia e lëndës narkotike u kap nga Dogana e Maqedonisë së Veriut, në vendkalimin kufitar “Tabanoc”.

Policia zbuloi përafërsisht 350 kg marihuanë, të cilat ishin të fshehura në disa rafte transportuese.

Nga Dogana e Maqedonise raportohet se droga vinte nga Shqipëria e destinuar për tregun Evropian.

Një shtetas i Shqipërisë me inicialet B.F ka rënë në prangat e policisë.

Artikulli paraprakSHKODËR, MYFTIU THIRRJE: NDALNI MASAKRAT NDAJ MJEDISIT
Artikulli tjetërKAPEN 500 RRËNJË CANABIS NË TEPELENË