Myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari gjatë faljes së xhumasë ka dhënë një mesazh për besimtarët dhe krejt shoqërinë.

Myftiu Sytari u ndal fillimisht tek zjarret që po shfaqen në zonat malore kryesisht dhe kjo sipas myftiut vjen nga keqpërdorimi i mirësisë së Zotit.

Myftiu Sytari foli edhe për gjuetinë e paligjshme në lumenjtë apo liqenin e Shkodrës duke i dënuar dhe duke i bërë thirrje shoqërisë që të ndalojë këtë masakër ndaj natyrës.

E patolerueshme është edhe keqpërdorimi që bëhet nganjëherë me ushqimet. Myftiu bëri thirrje që ushqimet apo rrobat të mos hidhen por të jepen për të varfërit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakVLLAZNIA, ADMINISTRATORI LICI: KËRCËNIME ME KALLASHNIKOV
Artikulli tjetërKAPEN 350 KG MARIJUANË NË MAQEDONI, ARRESTOHET TRAFIKANTI SHQIPTAR