Ka përfunduar në Kakavijë operacioni ndërkombëtar “Drino”, i cili bashkoi ekspertë të sigurisë kufitare dhe parandalimit të krimeve të trafikimit nga 9 vende së bashku me ekspertë të Europolit.

“Më shumë se 50 persona u ndaluan gjatë operacionit të përbashkët. Kakavija nuk u zgjodh spontanisht si stacion i operacionit. Kjo erdhi pasi u kryen vlerësime në kufijtë e gjelbërt në perëndim të Ballkanit dhe vumë re që kufiri jugor shqiptar së fundi është ekspozuar ndjeshëm.

I gjithë operacioni ndihmoi në kryerjen e shumë intervistave më refugjatë por edhe me shfrytëzues të trafikut. U zbuluan të dhëna domethenese mbi kontakte telefonike të trafikantëve dhe kanalet kryesore të trafikut në rajon.

Të gjitha të dhënat po përpunohen dhe rezultatet e këtij operacioni do të bëhen të dukshme së afërmi në të gjithë rajonin, jo vetëm në Shqipëri”, thotë Anton Travner, kreu i DCAF.

Gjatë operacionit 9 patrulla oficerësh të policive kufitare nga Shqipëria, Austria, Bosnja, Kroacia, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia dhe Sllovenia punuan për mbikëqyrjen dhe menaxhimin e kufirit në mënyrë të koordinuar.

Sipas zyrtarëve gjatë këtyre ditëve ra ndjeshëm numrit të refugjatëve që tentuan të hyjnë në Shqipëri.

Artikulli paraprakJU GJET KOKAINË NË PALESTËR, ARRESTOHET PRONARI
Artikulli tjetërAMBASADA: SHKON NË 4 NUMRI I SHQIPTARËVE TË PLAGOSUR NGA ZJARRET NË ATHINË