Itali, kapen 7.5 kg marijuanë në pranga dy shqiptarë

Guardia di Finanza ka sekuestruar 7.5 kiolgramë marijuanë në terminalin e portit në Venecia. Sasia e kapur ishte e fshehur në pjesën e pasme të një makine e cila drejtohej nga dy shqiptarë. Autoritetet italiane njoftojnë së makina në të cilën u sekuestrua droga, ishte nisur nga Greqia dhe kishte si destinacion tokën italiane. Policia ka arrestuar dy shqiptarë përkatësisht 34 dhe 42, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur. Operacioni për lkapjen dhe sekuestrimin e lëndës narkotike u bë në bashkëpunim me autoritetet doganore dhe Guardia di Finanzza. Pas ndalimit në bord të makinës,është vërejtur një nervozizëm tek shqiptarët të cilët lanë dyshime tek policia italine. Me mjete të sofistikuara autoritetet zbuluan drogën të ndarë në 10 pako, ku ishte e fshehur poshtë sediljeve të pasagjerëve dhe për t’i shpëtuar nuhatjen e qenëve, dy shqiptarët e arrestuar kishin spërkatura me lëng speci djegës sasinë e drogës së sekuestruar. Shqiptarët e arrestuar janë në Venecia, ndërsa vijojnë hetimet për të zbuluar ndonjë rrjet të mundshëm të shpërndarjes së marijuanës.

Artikulli paraprakARRESTOHET SHQIPTARI DHE DY ITALIANE ,SHPERNDARES DROGE
Artikulli tjetërINCIDENT ME ARMË ZJARRI NË KËRÇOVË, PLAGOSET KANDIDATI I PAVARUR