Sekuestrohen mbi 26 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Operacioni policor u zhvillua në Kallpaq, në aksin Kakavijë-Janinë.

Policia greke ka ndaluar mjetin që drejtohej nga një grek 56-vjeç dhe ka sekuestruar brenda tij 3 pako me 26 kg 600 gram marijuanë, të cilat ishin ngarkuar në kufirin e gjelbër.

Në pranga ra drejtuesi i mjetit, ndërkohe që u sekuestruan 2 celularë, 250 euro dhe një pajisje GPS.

Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 3.8 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.

Artikulli paraprakSTAR TREND – 16.05.2019
Artikulli tjetërLIROHEN 7 PROTESTUESIT E 13 MAJIT