Dy shqiptarë u arrestuan ditën e premte (6 dhjetor) në Kalithea të Greqisë për trafikimin kokainës dhe të marijuanës.

Gjithashtu autoritetet kanë identifikuar dhe një 26 vjeçar i cili është ende në kërkim.
Nga kontrollet e bëra në banesën dhe automjetet e shtetasve shqiptar, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2 kg e 205 gram kokainë, 17,520 euro cash, dy peshore, 3 telefona celularë dhe një pako me qese që përdoreshin për paketim.

Gjithashtu u ndaluan një makinë dhe një motoçikletë.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Athinës për veprime të mëtejshme

Artikulli paraprakGJYKATA DËNON ME BURG LIDERIN E PARTISË SOCIALISTE
Artikulli tjetërARRESTOHEN DY TË DYSHUAR, IU GJETËN 5100 EURO TË FALSIFIKUARA