Dy shqiptarë janë arrestuar disa ditë më parë, pasi iu gjetën 4 kg kokainë e pastër që sipas mediave lokale, kap vlerën e 1 milion eurove.

Dy shqiptarëve, Ilir Limushaj, 32 vjeç dhe Denald Biba, 20 vjeç, u arrestuan në banesën ku jetonin në rrugën “Baveno” në zonën San Donato të Torinos. Hetimet nisën rastësisht pasi shqiptarët u transportuan në komisariat për verifikim mbi lejet e qëndrimit. Gjatë kohës që ndodheshin për verifikim, ata u vizituan nga një vajzë rumune 22 vjeçe, Pahoncea Georgiana Florina, të cilës i kanë dhënë disa çelësa. Shpejt, skuadrat e policisë u vunë në ndjekje të vajzës duke e gjurmuar me policë civilë, të cilët e konstatuan duke u përpjekur për të hapur një banesë. Në atë kohë, policët kanë ndërhyrë duke ushtruar kontrolle ku u gjet sasia e drogës e ndarë në 7 qese si dhe 18 mijë euro të futura në raftet e kuzhinës si dhe kavanozë. Siç raportojnë mediat italiane, kjo është sasia më e madhe e kokainës e kapur muajt e fundit në Torino.

Artikulli paraprakVRASJA E 2 SHQIPTARËVE NË ‘CAFÉ 56’, ZVICRA S’I JEP LIRINË TË DYSHUARIT
Artikulli tjetërTHYEN XHAMAT E DYERT NË SHKOLLË PROCEDOHET 12-VJEÇARI