Vrasja e 2 shqiptarëve në ‘Café 56’, Zvicra s’i jep lirinë të dyshuarit

Gjykata Federale e Lozanës ka vendosur që i dyshuari për vrasjes në “Café 56” do të mbetet në paraburgim, raporton ‘Telebasel’. Në atë kafene në fillim të muajit mars u vranë dy shqiptarë, kurse një tjetër ishte plagosur rëndë. Më pas një shqiptar është dorëzuar në polici. Edhe pse kishte apeluar në Gjykatën e Qarkut, paraburgimi i ishte zgjatur në 12 javë, përcjell albinfo.ch. Gjykata e Apelit ka vërtetuar se ai nuk mund të lirohet, madje dyshohet se ai mund të arratiset. Përveç kësaj, ekziston rreziku se ai mund të shkatërrojë dëshmitë e mundshme që ekzistojnë në lirimin e tij. Lirimi i tij është hedhur poshtë dhe ai do të qëndrojë në paraburgim. Ai kishte thënë se është dorëzuar në polici për të ndihmuar në arratisjen e një shoku. Mediat zvicerane shkruajnë se ka dyshime të forta se është i lidhur fort me ngjarjen e vrasjes së dyfishtë, kurse 41-vjeçari është i njohur për policinë për vepra tjera.

Artikulli paraprakPESE GODITJE ME THIKË, ATENTAT NDAJ SHQIPTARIT
Artikulli tjetërKAPEN ME NJE MILION EURO DROGE,NE PRANGA DY SHQIPTARET