Një sasi prej 150 kilogramë kanabis është sekuestruar në Portin e Durrësit mbremjen e kësaj të diele.

Droga e paketuar në 127 pako ishte fshehur në një karrotrec që shërbente për transportin e automjeteve dhe kishte destinacion Italinë. Automjeti me targë AA532 OA po përgatitej të imbarkohej në tragetin e linjës Durrës-Ankona. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit ndërsa po heton për detaje të tjera nga ky trafik i paligjshëm.

Artikulli paraprakVRASJA E ALEKSANDËR BARDHIT EKZEKUTOHET BABAI I TË KËRKUARIT
Artikulli tjetërVLAHUTIN PRET PËRFAQËSUES TË PARLAMENTIT DHE SHOQËRISË CIVILE