Vlahutin pret përfaqësues të parlamentit dhe shoqërisë civile

 

Ambasadorja e Bashkimit Evropian Romana Vlahutin organizoi një pritje me përfaqësuesit e Kuvendit dhe shoqërisë civile. Nga fotot shihet se ambienti ka qenë i mbushur me diplomatë të huaj të akredituar në Tiranë, por midis fotove bie në sy marrëdhënie miqësore e deputetit Genc Ruli me ambasadoren e BE-së Romana Vlahutin. Në një tjetër foto, ai shihet duke biseduar me kolegen e tij demokrate, Majlinda Bregu. Që të dy në fakt njihen si garda e vjetër dhe si kundërshtarë të linjës së ndjekur nga Lulzim Basha për drejtimin e partisë, shkruan Tema. Në një tjetër foto, dallohen së bashku dhe Aldo Bumci dhe Kastriot Islami, por që mesa duket, janë mënjanuar gjatë mbrëmjes nga Ruli dhe Bregu.

Artikulli paraprakKAPET DROGË NË TERMINALIN E TRAGETEVE NË DURRËS, ISHTE FSHEHUR NË KARROATREC
Artikulli tjetërSTAR SPORT – 12.12.2016