Policia e Korçës ka arritur të kapë teksa vidhte për të tretën herë të njëjtën shtëpi, Llazar Piperin, 18 vjeçarin nga fshati Çiflig i Korçës.

Policia njoftoi se më datë 27.11.2017, falë veprimeve të mirëkoordinuara si edhe nga informacione të siguruara në rrugë policore, ky shtetas u kap në flagrancë duke vjedhur në banesën e shtetasit J.D, 58 vjeç, në fshatin Çiflig, një shumë prej 6000 lek të reja, si edhe disa bizhuteri floriri. Nga veprimet proceduriale dhe hetimore të kryera, rezulton se ky shtetas është gjithashtu autor i dy vjedhjeve të tjera, ndodhur po në banesën e shtetasit të lartpërmendur konkretisht: Më datë 5.11.2017, ku janë vjedhur 50 euro dhe 6000 lek të reja si edhe më datë 25.11.2017, ku janë vjedhur 350 euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Vjedhja, e kryer më shumë se një herë” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakHUMB 53-VJEÇARI NGA FUSHË ARRËZI, I BIRI APEL PER NDIHME
Artikulli tjetërMERR FLAKË NJË MAKINË NË MES TË NATËS, POLICIA: DUKET AKSIDENTALE