Një ministre në Suedi dha dorëheqjen, për shkak se u kap teksa qarkullonte me makinë mbi normat e lejuara të alkoolit.

Aida Hadzialic (Aida Haxhialiç), vetëm 29 vjeç ishte ministre e Arsimit të Lartë në qeverinë e qendrës së majtë dhe ministrja e parë me origjinë myslimane në Suedi. Ajo e konsideroi incidentin: “gabimin më të madh të jetës sime”. Haxhialiç, e cila mbërriti në Suedi në moshën 5 vjeçare nga Bosnja-Hercegovina, kishte konsumuar dy gota verë para se të ndalohej në urën që lidh Danimarkën me Suedinë. Ajo mund të përballet me një dënim deri në 6 muaj burg, pasi policia zbuloi nivelin e alkoolit në gjak mbi 0.2 ml në gjak. Ajo sqaroi se verën e kishte konsumuar pas një nate jashtë në Kopenhagen. Ajo u nis për në qytetin jugor Malmo të Suedisë katër orë më vonë. Haxhialiç deklaroi se koha prej 4 orësh mund të ishte e mjaftueshme për të larguar alkoolin nga trupi i saj. Duke sqaruar dorëheqjen para gazetarëve, ajo tha: “Unë zgjedh për ta bërë këtë, pasi besoj se ajo që kam bërë është serioze.” Suedia është një nga disa vende europiane që kanë kufij të ulët të alkoolit për shoferët.

Artikulli paraprakAZILANTJA SHQIPTARE: 4 PUNONJËS TË KAMPIT GJERMAN MË PËRDHUNUAN
Artikulli tjetërTË SHTËNA ME ARMË NË QENDËR TË SHKODRËS