Disa të shtëna me armë rreth orës 22:15 kanë alarmuar qytetarët e Shkodrës mbrëmjen e sotme.

Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit tek vendi i quajtur “Turizmi” ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri automatiku drejt një automjeti “BMW X5” me targa angleze. Autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa i plagosur mësohet se ka mbetur shtetasi Dorjan Shtejfni. Njoftimi i Policisë Shkodër: Informacion paraprak Më datë 14.08.2016 rreth orës 22:15 tek ish 5 Heronjtë pranë Hotel Rozafa ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore dhe ambulanca. I plagosur ka mbetur shtetasi D.Sh, 30 vjeç, banues në lagjen 3 Heronjtë Shkodër. I dëmtuari është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga Shëbimet e Drejtorisë dhe Komisariatit Shkodër janë ngritur pikat e kontrrollit dhe janë në ndjekje të autorëve. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë gjyqësore për kryerjen e veprimeve hetimore.  

 

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakKAPET E DEHUR NË TIMON, DORËHIQET MINISTRJA
Artikulli tjetërAKSIDENT NË GOLEM TË NJËSISË RRETHINA