Kapet mbi 1 ton kanabis në Karaburun

Një tjetër sasi e madhe kanabisi është kapur në Karaburun të Vlorës. Bëhet fjalë për rreth 1.5 ton kanabis sativa, e sekuestruar nga një operacion i përbashkët i policisë shqiptare dhe asaj italiane të Guarda Di Finanza. Lënda narkotike është sekuestruar ditën e djeshme, ndërkohë që njoftimi zyrtar u dha sot nga Policia e Shtetit. Si rezultat i kërkimeve në det, në gjirin e Bristanit (Karaburun) rreth 100 metra nga bregu i detit, në shkurre u zbuluan dhe sekuestruan mbi 1 ton kanabis. Lënda narkotike ishte e paketuar në 96 pako të madhësive të ndryshme e destinuar për t’u trafikuar. Operacioni është ende në vijim për kapjen e autorëve të mundshëm dhe të mjeteve të transportit.

Artikulli paraprakSTUDIMI I OBSH, 1 NË 4 PERSONA I PREKUR NGA DEPRESIONI
Artikulli tjetërBASHA MBLEDH ALEATËT: QEVERIA TEKNIKE ME 4 DETYRA KRYESORE