Studimi i OBSH, 1 në 4 persona i prekur nga depresioni

 

OBSH vlerëson në javën e depresionit se 1 në 4 persona janë të prekur nga ky çrregullim, por pak prej tyre e trajtojnë atë. Gjendja depresive është e lidhur ngushtësisht me stresin dhe manifestohet me çrregullime gjumi, gjendje ankthi dhe humbje përqëndrimi. Në Shqipëri, ekspertët mendojnë se depresioni është një ndër shkaktarët kryesor që çon drejt vetëvrasjes të rinjtë e grupmoshës 15-30 vjeç. -Mungesë energjie -Ndryshim oreksi -Çrregullim gjumi -Ankth -Humbje përqendrimi -Shqetësim -Ndiheni të pavlerë, në faj ose të pashpresë -Keni mendime për të lënduar veten dhe/ose vetëvrasje. Nëse jeni në këtë gjendje për dy javë dhe më shumë, duhet të kuptoni që jeni prekur nga depresioni. OBSH vlerëson se në botë 1 në 4 individë është i prekur nga kjo gjendje trishtimi. Nga ky studim nuk përjashtohet as Shqipëria. Andia Meksi: Depresioni është një sëmundje e parandalueshme dhe e trajtueshme. Format janë psikoterapitë, por edhe terapitë nëpërmjet ilaçeve. Depresioni është i lidhur ngushtësisht me stresin. Ka një kategori personash që kanë predispozitën për tu prekur nga ky çrregullim si adoleshentët, të rinjtë 20 vjeçarë, nënat e reja. Ekspertja e shëndetit mendor në ISHP, Andia Meksi, thotë se njerëzit ngurojnë për të trajtuar këtë çrregullim. Andia Meksi: Studimet që janë kryer nga ISHP, që njerëzit ngurojnë që të kërkojnë ndihmë sepse kanë frikë që mund të paragjykohen për shkak të sëmundjes së tyre. Të dhënat e OBSH janë shqetësuese përsa i takon pasojave të depresionit. Neglizhojmë gjendjen por depresioni mund të çojë në vetëvrasje, që në ditët e sotme është shkaktari i dytë kryesor i vdekjeve në botë midis grupmoshës 15-29 vjeç. Megjithatë, depresioni mund të parandalohet dhe trajtohet. Të kuptuarit më shumë për depresionin dhe sesi mund të parandalohet dhe trajtohet, do të ndihmonte në reduktimin e stigmës që ka të bëjë me gjendjen, dhe do të nxiste shumë individë që të kërkonin ndihmë.

Artikulli paraprakNË KËRKIM NDËRKOMBËTAR, KAPET NARKOTRAFIKANTI
Artikulli tjetërKAPET MBI 1 TON KANABIS NË KARABURUN