Policia italiane ka vënë në pranga një shtetast shqiptar pasi është kapur me lëndë narkotike.

Mediat italiane bëjnë me dije se i arrestuari është një i ri rreth 28-vjeç. Lënda narkotike që posedonte shqiptari ishte e llojit kokainë e pastër dhe nëse do të shitej do të kapte një shumë prej 14 mijë eurosh.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shqiptarit i’u gjetën 55 gram kokainë. Identiteti i shqiptarit nuk bëhet publik për shkak të hetimit. Ndaj tij gjykata e Spoletos ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.

Artikulli paraprakAKSIDENT I RENDE, NJË I VDEKUR DHE DY TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërEKSPLORUESI AMERIKAN ME FLAMUR SHQIPTAR NË KRAH REGJISTRON ZHYTJEN MË TË THELLË NË BOTË