Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 15:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë.Në vendin e quajtur “Gurorja e Kremenarit” janë përplasur automjeti tip “Benz” me automjetin tip furgon.

Policia bën me dije se si pasojë e përplasjes së dy makinave ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetiti “Benz”, ndërsa 2 pasagjerët në mjetin tip furgon janë transportuar në Spitalin Rajonal Fier.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe 2 të dëmtuarve si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

informacion paraprak:
Sot rreth orës 15:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur ‘Gurorja e Kremenarit’ janë përplasur automjeti tip ‘Benz’ me automjetin tip furgon.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’ si edhe janë dëmtuar 2 pasagjerët në mjetin tip furgon të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Fier.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe 2 të dëmtuarve si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakGATI PËR KONSUM, BLLOKOHEN NË KUFI 762 KG MAJONEZË, KETCHUP DHE XHEL KARAMELI
Artikulli tjetërKAPET ME 14 MIJË EURO KOKAINË SHQIPTARI NË ITALI