Personi A.A., 29 vjeç është arrestuar, pasi në automjetin me të cilin ai po lëvizte është gjetur 16 kg lëndë e dyshuar si Cannabis Sativa.

Ai jetonte në fshatin Vokopolë, Berat.
Policia e Himarës bashkë me forcat e FNSH-së Fier, në bazë të të dhënave nga banorët kanë pasur dyshime për personin dhe janë vënën në ndjekje të tij derisa e kapën në kthesën e Jalit, në aksin rrugor Himarë-Dhërmi.

Dyshohet se 29 vjeçari e prodhonte vetë lëndën narkotike. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Artikulli paraprakSHPËRTHEN BAZA USHTARAKE NË SIBERI, 3 MIJË TË EVAKUUAR, 8 TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërHËNGRËN DREKË NË OHËR, TURISTËT THËRRASIN POLICINË KUR SHOHIN FATURËN